Site icon PORTALB

RMV, 21 persona kanë humbur jetën nga COVID-19, 1.254 raste të reja

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 1.254 raste të reja me COVID-19, 28 janë shëruar, ndërkaq 21 të tjerë kanë ndërruar jetë. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.785.054 testime. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 268.191, numri i të shëruarve është 239.694, numri i të vdekurve është 8.383, ndërsa numri i rasteve aktive është 20.114, njofton Portalb.mk.

“Në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 persona të vdekur: 7 nga Shkupi (65, 79, 82, 83, 84, 85 dhe 90v), nga 3 nga Kavadari (64, 72 dhe 87v) dhe Strumica (54, 62, 75v), 2 nga Prilepi (72 dhe 82v) dhe nga 1 nga Kumanova (87v), Manastiri (78v), Tetova (73v), Kërçova (80), Struga (66v) dhe Negotina (63v)”, informojnë nga MSH.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version