Site icon PORTALB

RMV, mbi 600 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në Maqedoninë e Veriut momentalisht janë afër 19.000 raste aktive me COVID-19, prej të cilëve 9.614 janë nga Shkupi. Autoritetet shëndetësore apelojnë që njerëzit të vaksinohen dhe t’i respektojnë masat për mbrojtje, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të djeshme nga Instituti i Shëndetit Publik, nga 6.647 të testuar, janë regjistruar 1.837 raste të reja me COVID-19, 24 kanë ndërruar jetë, ndërkaq 85 janë shëruar.

Pacientët me COVID-19 pranohen edhe në kovid-qendrat e klinikave për sëmundje të lëkurës dhe neurologji, ku ende ka kreavtë të lira për pacientët që u nevojitet hospitalizim.

Prej paraqitjes së variantit Omicron, numrat e të infektuarve janë rritur në mënyrë drastike. Autoritetet vazhdojnë thirrjet për respektim të masave anti-kovid.

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali dje tha se pandemia në vendin tonë po zbehet pasi shifrat janë në rënie këto dy ditët e fundit.

“Sipas të dhënave që marrim çdo ditë nga pandemia në vendin tonë, flas që vendi ynë tregon shenja qetësimi. Çdo ditë kemi zbutje, pra ulje të numrit të të infektuarve dhe të pacientëve të shtruar. Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë kanë përvojë me pandemitë dhe epidemitë”, tha ministri Sali.

Nga ana tjetër, pavarësisht kërkesave të Sindikatës për mësim online për shkak gjendjes epidemiologjike, Qeveria ka vendosur që nxënësit të vazhdojnë mësimin me prezencë fizike.

Exit mobile version