Site icon PORTALB

Distria Krasniqi fitoi medalje të artë në Portugali

Distria Krasniqi

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medalje të artë në garën “Grand Prix” që po zhvillohet në Portugali, njofton Federata e Xhudos e Kosovës, raporton REL, transmeton Portalb.mk.

Krasniqi mposhti në finale garuesen kroate, Ana Viktorija Puljiz.

Vitin e kaluar Krasniqi kishte fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike, që u zhvilluan në Tokio të Japonisë.

Më 18 dhjetor, 2021, Krasniqi u shpall “Xhudistja më e mirë në botë” nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Përzgjedhja e saj u bë nëpërmjet një votimi të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

LEXO: Distria Krasniqi u zgjodh xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021

Exit mobile version