Site icon PORTALB

RMV, në 24 orët e fundit mbi 1.900 raste të reja me COVID-19 dhe 22 të vdekur

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.908 të infektuar me COVID-19 nga gjithsej 5.834 të testuar, 1.129 pacientë janë shëruar, 22 të tjerë kanë ndërruar jetë. Nga fillimi i pandemisë janë, njofton Portalb.mk.

“Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 22 persona: 5 nga Shkupi (53, 69 dhe 69v), nga 2 nga Manastiri (74 dhe 85v), Velesi (68 dhe 93v), Kumanova (78 dhe 82v) dhe Sveti Nikole (52 dhe 78v) dhe nga 1 nga Kavadari (57v), Kërçova (65v), Makedonski Brod (60v), Negotina (73v), Ohri (65v), Prilepi (82v), Radovishi (81v), Resnja (63v) dhe Struga (83v)”, informojnë nga MSH.

Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini im”, janë paraqitur 4 4 të vdekur: 2 nga Dellçeva dhe nga 1 nga Shkupi dhe Probishtipi. Të paraqitur kanë ndërruar jetë prej 04.01.2022 deri 26.01.2022.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Deri tani në vend janë regjistruar 265.101 të infektuar prej të cilëve 239.581 janë shëruar, 8.338 kanë ndërruar jetë, ndërkaq për momentin ka 17.182 raste aktive.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version