Site icon PORTALB

Ish kandidati për kryetar të Kërçovës Fatmir Limani do t’i bashkëngjitet Lëvizjes Besa

Fatmir Limani, Bilall Kasami

Fatmir Limani, Bilall Kasami

Ish kandidati për kryetar të Komunës së Kërçovës në zgjedhjet e kaluara lokale të tetorit, Fatmir Limani do kalojë në Lëvizjen Besa, njoftuan nga kjo e fundit, transmeton Portalb.mk.

Partia Lëvizja Besa njoftoi se nesër kryetari i partisë, Bilall Kasami në ora 11 në selinë qendrore në Shkup do të mbajë konferencë për shtyp.

“Fjalë para mediave do të mbaj edhe Fatmir Limani i cili do t’i bashkëngjitet Lëvizjes Besa”, njoftuan nga partia.

Fatmit Limani në të kaluarën ishte pjesë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), por si rezultat i pakënaqësive kandidoi si i pavarur për kryetar të Kërçovës, ku i humbi zgjidhjet.

Exit mobile version