Site icon PORTALB

Vaksina përforcuese mund t’i ulë hospitalizimet deri në 800 mijë në BE

Vaksinë, vaksinim, foto: Ministria e Shëndetësisë e Kosovës

Vaksinë, vaksinim, foto: Ministria e Shëndetësisë e Kosovës

Agjencia e Shëndetit Publik e Bashkimit Evropian (BE), thotë se vaksinat përforcuese (booster) kundër koronavirusit mund të zvogëlojnë për gjysmë milioni numrin e të hospitalizuarve si pasojë e Covid-19 në Evropë, edhe pse varianti jashtëzakonisht ngjitës, Omicron, vazhdon të përhapet në të gjithë globin, transmeton REL.

“Marrja e një doze përforcuese mund të zvogëlojë shtrimet e ardhshme në spitalet e Evropës prej 500 mijë deri në 800 mijë pacientë. Marrja e vaksinës përforcuese nga të gjithë individët e vaksinuar më parë, mund të zvogëlojë pranimet në spitale me 300 mijë deri në 500 mijë”, tha  Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).

“Në përgjigje ndaj përhapjes së shpejtë të variantit Omicron, parandalimi i ngarkesës së madhe në spitale mund të arrihet duke rritur përqindjen e vaksinimit, duke përfshirë administrimin e shpejtë të dozave përforcuese, veçanërisht për popullatën e moshuar dhe pacientët e tjerë të rrezikuar, që mund të jenë barrë për spitalet”, tha ECDC-ja.

Aktualisht, 70 për qind e popullsisë prej 450 milionë banorësh e BE-së, është vaksinuar plotësisht, derisa gjysma e këtyre njerëzve kanë marrë gjithashtu edhe një dozë përforcuese.

Exit mobile version