Site icon PORTALB

UT-ja në mënyrë të paligjshme fsheh statutin dhe të dhënat tjera, vërtetoi Agjencia për Qasje të Lirë (Dokument)

Universiteti i Tetovës

Universiteti i Tetovës

Agjencia për Qasje të Lirë deri tek Informatat me Karakter Publik ka miratuar vendim me të cilin e miratoi ankesën e redaksisë së Portalb.mk e cila në tetor të vitit 2021, sipas Ligjit për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik, e kërkoi statutin e UT-së dhe informata të tjera në lidhje me rastin e plagjiaturave dhe politikave të tjera universitare, shkruan Portalb.mk. Universiteti i Tetovës ka vepruar në mënyrë të paligjshme, pasi nuk u përgjigj në kërkesën me qasje të lire të redaksisë sonë, vendosi Agjencia.

Pas mos-marrjes së përgjigjeve që kërkuam, u ankuam te Agjencia e Mbrojtjes të së Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik, e cila ka përcjellë ankesën deri tek UT-ja, por e njëjta nuk ju përgjigj as Agjencisë, andaj kjo e fundit solli vendimin se UT-ja ka vepruar në kundërshtim me ligjin.

“Agjencia e Mbrojtjes të së Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik pas shqyrtimit të ankesës dhe dokumenteve tjera lidhur me rastin konstatoi se Bartësi i Informacionit (Universiteti i Tetovës)  nuk ka vepruar në pajtim me dispozitat e Ligjit për qasje të lirë në Informata me karakter publik, dmth nuk i ka dorëzuar parashtruesit (Portalb) informatat e kërkuara në mënyrën dhe formën e përcaktuar në kërkesë, si dhe nuk ka nxjerrë akt administrativ në pajtim me ligjin e mësipërm, për shkak të së cilës ka refuzuar kërkesën”, thuhet në vendim.

Vendimin e plotë mund ta shihni më poshtë:

Agjencia për Mbrojtjen e së Drejtës për Qasje të Lirë në Informatat Publike vendosi se ky vendim përfundimisht është në procedurë administrative dhe kundër tij nuk ka vend për ankesë. Kundër këtij vendimi mund të ngrihet kontest administrativ pranë Gjykatës Administrative në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të tij.

Redaksia jonë ka kërkuar nga Universiteti i Tetovës që të na dorëzojë informata për:

  1. A i keni dorëzuar rastet e plagjiaturave në Prokurorinë Publike ose polici, nëse jo pse? Nëse po, deri në cilën fazë është ky proces?
  2. Pse nuk janë marrë masa ndëshkimi për profesorët e akuzuar për plagjiaturë?
  3. Cilat janë vendimet e këshillit mësimor shkencor për rastin e plagjiaturave? Pse nuk kanë marrë hapa konkret për rastin në fjalë?
  4. Kush janë në këshillin mësimor shkencor dhe çfarë duhet të bëjnë?
  5. A është formuar komisioni adekuat i cili do të përpilojë raport adekuat për temat e doktoratës të kandidatëve të akuzuar për plagjiaturë?
  6. Cila është politika e universitetit kundër plagjiaturave?
  7. Pse statuti i UT-së nuk gjendet në ueb-faqe?
  8. Na siguroni statutin e UT-së si dokument ju lutemi.
  9. Pse rasti i plagjiaturave po kalon në heshtje nga UT, kur opinioni duhet të informohet me këtë rast?

Nëse nuk respektohet ligji, parashihen gjoba

Mosdhënia e informatave të karakterit publik e shkel Ligjin për qasje të lirë në informata me karakter publik, tëte dispozitat ndëshkuese, gjegjësisht Neni 38 thotë:

“Gjobë në shumë prej 500 eurosh në kundërvlerë me denarë për kundërvajtje do t’i shqiptohet funksionarit ose personit udhëheqës te poseduesi i informatave nëse nuk ka caktuar person zyrtar të caktuar për ndërmjetësim gjatë realizimit  të të drejtës për qasje të lirë në informata dhe nuk ka ofruar informacion për publikun për personin zyrtar në përputhje me nenin 8 paragrafët (1) dhe (2) të këtij ligji.”

Ndërsa Neni 39 thotë:

“Gjobë në shumë prej 250 eurosh në kundërvlerë me denarë për kundërvajtje do t’i shqiptohet personit zyrtar te poseduesi i informatave nëse:

Ligjin e plotë e gjeni KËTU.

Ndryshe, dje për Portalb.mk rektori i këtij universiteti, Reshat Qahili tha se statuti është i publikuar, megjithatë kjo nuk është ashtu siç thotë ai. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, nga ana tjetër tha se statuti duhet të jetë publik dhe nëse uebfaqja ka probleme dhe s’mund të gjendet i njëjti, atë mund ta sigurojmë nga ana e shërbimeve të universitetit.

Redaksia jonë, nuk do të ndalet së kërkuari përgjigje dhe transparencë nga Universiteti I Tetovës për qytetarët tone dhe studentët e këtij universiteti, ne do ta bëjmë punën tonë. Portalb.mk, sërish ia kujton UT-së se e ka obligim ligjor të na i dërgojë në tërësi të dhënat e kërkuara.

 Lajmet paraprake për këtë rast i gjeni më poshtë:

Exit mobile version