Site icon PORTALB

Për kryerjen e transportit publik pa licencë, kallëzim penal ndaj dy personave

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, Shkup

MPB, ilustrim, Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Policia e Maqedonisë së Veriut ka regjistruar një automjet të markës “Renault” se si kryen transportin publik të udhëtarëve pa pasur certifikatën e licencës për kryerjen e transportit publik, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj 41 vjeçarit F.M. dhe 47 vjeçarit D.S. nga Kërçova, si dhe ndaj subjektit afarist nga Kërçova, pronë e D.S., për shkak ekzistimit ë dyshimeve për kryerjen e veprës penale Kryerje e transportit publik pa pasur licencë”, sqarojnë nga Policia.

Ata ishin regjistruar se si me automjetin taksi të markës “Reno Megan”, me shofer F.M., kishin kryer transportin e udhëtarëve pa dokumentet e nevojshme.

Exit mobile version