Site icon PORTALB

Gjendja me Covid – 19 në RMV, 16 pacientë kanë ndërruar jetë, mbi 1000 raste të reja,

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit kanë rezultuar 1.913 raste të reja me korona virus, nga 7.219 testimet e bëra. Sipas njoftimit të ministrisë, 16 pacientë me korona virus kanë ndërruar jetë, ndërsa janë shëruar 1.353 të tjerë, shkruan Portalb.mk. Momentalisht ka 20.250 raste aktive në RMV.

“Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid – 19 nga Termini im, janë regjistruar pesë persona të vdekur, në periudhën prej 06.01.2022 deri më 19.01.2022”, njoftoi ministria.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.741.085 testime për Covid – 19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid – 19 që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 254.857, numri i personave të shëruar në 226.409, i të vdekurve në 8.198. Raste aktive janë 20.250.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

Exit mobile version