Site icon PORTALB

E gënjeu se do ta martojë, i mori 3600 euro tetovares

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Tridhjetë vjeçarja Q.F, mbrëmë në polici e ka lajmëruar rastin se 38 vjeçari A.SH nga Tetova, i cili përkohësisht punon jashtë vendit, i ka premtuar se do të martohet me të, ndërsa pastaj është zhdukur.

Sipas Q.F, A.SH i ka premtuar se do ta martojë, ka marrë nga ajo 3600 euro, me qëllim që të blejë automobil dhe ta merr atë nga Tetova. Por pas një kohe, tetovarja ka marrë vesh se i dashuri i saj është i martuar dhe e ka mashtruar për t’ia marrë të hollat. /Portalb

Exit mobile version