Site icon PORTALB

Maqedonia s’ka bërë pothuajse asgjë për mbrojtjen e kufijve dhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Pika kufitare në Bllacë, RMV

Maqedonia e Veriut nuk ka bërë pothuajse asgjë për forcimin e kapaciteteve për mbrojtjen e kufijve dhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Ky vlerësim ka ardhur nga Raporti i Komisionit Evropian, por edhe mund të shihet nga ajo që është bërë në insitucionet e vendit. Portalb.mk, do po ju sjell në vija të përgjithshme një mini-analizë mbi atë se çfarë është premtuar, çfarë është bërë dhe çfarë kërkoi BE gjatë vitit 2020, rekomandime, të cilat u adresuan edhe për vitin 2022.

Vendi premtoi forcimin e rolit dhe kapaciteteve të Komitetit nacional për luftën kundër Terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe zbatimi të mëtejshëm i rregullativës bilaterale (Plani të përbashkët akcional) për luftimin e terrorizmit dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Çfarë është premtuar: Emërimi i Zëvendës Koordinatorit Kombëtar të Kundër Terrorizmit. Zbatimi i gjetjeve të misionit vlerësues për luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm (sigurimi i kushteve hapësinore, punësimi, buxheti)

Çfarë është bërë: Qeveria në seancën e mbajtur më 30 korrik 2021, solli Vendim për emërimin e Koordinatorit të ri nacional për luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe zëvendës koordinator të ri nacional për luftimin e terrorizmit. Funksionet e tyre kanë nisur më 1 gusht 2021.

Janë formuar katër ekipe aksionale në njësitë lokale: Shkup- Çair, Gostivar, Kërçovë dhe Kumanovë të cilët realizuan aktivitet vijuese:

Zbatimi i aktiviteteve të parashikuara në planin e tyre aksional:

Ura e Gurit në Qendër të Shkupit, foto: nga Portalb.mk

Çfarë është premtuar: vendi gjithashtu premtoi forcimin e kapaciteteve institucionale dhe operacionale të Qendrës nacionale të koordinimit për menaxhimin e integruar të kufirit dhe qartësimi i kompetencave të saj në raport me institucionet e tjera.

Çfarë është bërë: Qeveria shqyrtoi mundësinë e transferimit të kompetencave të Mekanizmit nacional koordinimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Është përgatitur propozim Strategji nacionale për menaxhimin e integruar të kufirit. Përkatësisht premtimi ka mbetur në letër.

Çfarë u premtua: Forcimi i regjistrimit sistematik të migrantëve dhe mbrojtja e profilizimit të të dhënave të ndjeshme për të siguruar që po zgjidhen nevojat e tyre

Miratimi i një masterplani për ngritjen e një sistemi IT për regjistrimin e migrantëve
Miratimi i një rezolute të re për politikën e migracionit 2021-2026, si dhe sjellja në Kuvend

Çfarë është bërë: Grupi ndërministror për krijimin e politikës së migracionit ka përgatitur tekstin e Rezolutës së re për politikën e migracionit për 2021-2026. Pas konsultimeve, Qeveria më 2 nëntor 2021 miratoi Projekt-Rezolutën për politikën e migracionit me Planet e akcionale dhe e dorëzoi në Kuvend.

Pra, nuk është miratuar masterplani për ngritjen e sistemit IT për regjistrimin e migrantëve dhe as Projekt-Rezoluta për politikën e migracionit me Planet e akcionale nuk është miratur në Kuvend.

Raporti i BE-së për forcimin e kapaciteteve për mbrojtjen e kufijve dhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, konstaton “njëfarë” progresi në përputhje me objektivat e përcaktuara në Planin e përbashkët të aksional për kundër-terrorizmin për Ballkanin Perëndimor dhe implementimin e marrëveshjes bilaterale. Vendi llogaritet mesatarisht i përgatitur për zbatimin e acquis-it të BE-së. Është bërë “njëfarë” progresi në adresimin e rekomandimeve të vitit të kaluar, kryesisht në përmirësimin e kapaciteteve operacionale të agjencive të zbatimit të ligjit. Është përmirësuar zbatimi i prioriteteve të Planit të përbashkët të aksional kundër terrorizmit.

Më tej thuhet se masat për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit duhet të vazhdojnë, si dhe përpjekjet për menaxhimin e migracionit.

Regjistrimi i migrantëve duhet të kryhet në mënyrë sistematike dhe duhet përmirësuar profilizimi i ndjeshëm ndaj mbrojtjes, gjë që nuk po ndodh.

Raporti rekomandon se vendi duhet të krijojë sistem të duhur për menaxhimin e lëvizjeve të parregullta dhe të ndalojë praktikën e kthimit të emigrantëve jashtë kuadrit ligjor. Duhet të merret një qasje më sistematike për të luftuar kontrabandën e migrantëve.

Konstatimi i fundit është se shumica e rekomandimeve nga raporti 2020 mbeten të pazgjidhura. Vitin e ardhshëm, vendi duhet në veçanti të:

Exit mobile version