Site icon PORTALB

RMV, për të tretën ditë me radhë numri i rasteve të reja me Covid-19 afër dy mijë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit u regjistruan 1.865 raste të reja me Covid-19 nga 6,173 testime të kryera. Nga numri total i rasteve të reja, u regjistruan 207 riinfektime transmeton Portalb.mk.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan tetë persona të vdekur nga Covid-19, dy nga Shkupi (81g dhe 86g) dhe Manastiri (65 dhe 66), një nga Prilepi (45), Ohri (69), Strumica (68), Valandova (72). Personat vdiqën në Spital.

Rastet e reja të infektimit në 24 orët e fundit:

U regjistruan 784 të shëruar nga: 

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në vend:

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.686.063 teste për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 239.920, numri i të shëruarve është 217.305, numri i të vdekurve është 8.070, ndërsa numri i rasteve aktive është 14.545.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version