Site icon PORTALB

Deri të premten mund të aplikojnë për subvencione ekipet në Maqedoninë e Veriut

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet

Foto: Portalb.mk

Federata e Futbollit në Maqedoni (FFM) deri këtë të premte do të pranojë aplikime në formë elektronike apo në arkiv për t’u liruar ekipet nga tatimi, transmeton Portalb.mk.

Formulari për aplikimi duhet të plotësohet, vërtetohet dhe nënshkruhet nga ekipi dhe më së largu deri në ora 14:00 më 14  janar duhet të dorëzohet në objektin e FFM-së apo në adresën elektronike ffm@ffm.com.mk.

Këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë të gjitha ekipet nga të gjitha nivelet, duke fituar vauçer për shfrytëzimin e mjeteve nga lirimi i tatimit në bazë të Ligjit për sport dhe Ligjit për tatimi i fitimit.

Exit mobile version