Sërish ka zjarr në barakat ku më parë gjendej Gjykata për Sanksione në Parkun e Qytetit në Shkup, transmeton SDK.
Zjarri shpërtheu sonte, kurse siç njoftuan nga Brigada Kundër zjarrit për momentin disa ekipe janë në terren duke shuar zjarrin.
Kjo është hera e dytë për disa muaj që digjet këto baraka. Barakat e vjetra të Gjykatës janë djegur më 26 tetor dhe atëherë dëm ishte shkaktuar edhe në sallën “Partizani” dhe restorantin “Tomçe Sofka”.