Site icon PORTALB

PSG me 11 mungesa ndaj Lyon

PSG

Paris Saint Germain ka një mal me mungesa në sfidën ndaj Lyon për shkak të mungesave dhe mbi të gjitha Covid-19, raporton SS.

Trajneri Pochettino pak orë para ndeshjes ka publikuar listën e të grumbulluarve për këtë duel ku përveç mungesës së Messit dhe Neymar bien në sy edhe mungesat e Bernat, Danilo Pereira, Donnarumma, Di Maria, Draxler e Sergio Rico të cilët janë me Covid-19 ndërkohë që Hakimi, Diallo e Gueye janë të impenjuar në Kupën e Afrikës.

11 mungesa për një sfidë të rëndësishme por për një skuadër si PSG nuk janë shumë. Ajo për momentin gjendet në pozitën e parë me 46 pikë, ndërsa Lyon në pozitën e 13-të me 24 pikë.

Exit mobile version