Vetëm pesë kryetar të komunave në Maqedoninë e Veriut i përdorin tri rrjetet sociale, ndërsa pesë deputet nuk përdorin aspak

Në hulumtimin e realizuar nga 22 deri 29 dhjetor i vitit 2021 prej Institutit për menaxhim të mirë dhe perspektivë euroatlantike, është vëzhguar përdorimi i rrjeteve sociale nga kryetarët e komunave në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Rrjeti social më pak i përdorur është Twitteri, ashtu që vetëm gjashtë kryetar të komunave e përdorin: Timço Mucunski (Aerodrom), Gostivari (Arben Taravari), Dojrani (Ango Angov), Karposh (Stevço Jakimovski), Krusheva (Tome Hristoski) dhe Kumanova (Maksim Dimitrievski). Prej këtyre gjashtë kryetarëve, vetëm Jakimovski nuk e përdor Instagramin.

Në këtë analizë janë përfshirë 81 kryetarët e komunave, prej të cilëve 37 e përdorin Instagramin. Facebook është rrjeti më i përdorur, ashtu që vetëm kryetari i Çeshinovo-Obleshevës (Dalibor Angelov) nuk e përdor këtë rrjet social.

“Profilet/faqet/kanalet e rrjeteve sociale që janë privat, gjegjësisht janë të mbyllura, ose nuk janë mbajtur, apo nuk janë mbajtur një kohë të gjatë, nuk janë marrë në konsideratë në këtë analizë”, sqarojnë nga hulumtimi.

Në këtë hulumtim janë përfshirë edhe deputetët, 115 prej 120 deputetëve përdorin së paku një rrjet social, ndërsa Presidenti dhe Qeveria janë të përfshirë në të gjitha rrjetet sociale.

“Politikanët dhe institucionet publike janë të pranishëm në rrjetet sociale vetëm kur duan të shpërndajnë njoftim, të mbrohen ose të sulmojnë, ndërsa mendimi i qytetarëve është pothuajse i parëndësishëm”, deklarojnë nga ky Institut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button