Site icon PORTALB

RMV, ndërroi jetë 64 vjeçarja pasi u godit me veturë nga 33 vjeçari

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona,

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Policia e Maqedonisë së Veriut ka sqaruar që në orët e pasdites një qytetar 33 vjeçar ka goditur një 64 vjeçare duke shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, transmeton Portalb.mk.

“Në magjistralen Kumanovë – Kriva Pallankë, në afërsi të vendbanimit Karposh, automjeti “Volkswagen Passat” me tabela të Kumanovës, e ngasur nga 33 vjeçari B.Gj. nga Kumanova, ka goditur 64 vjeçaren R.P. nga Kriva Pallanka”, sqarojnë nga Policia.

Viktima ishte dërguar në Spitalin e Kumanovës, ku përkundër intervenimeve mjekësore, viktima ka ndërruar jetë.

Exit mobile version