Site icon PORTALB

Todoroviq: Zhernovski gënjen – nuk është zgjedhur kryetar në Qendër

Vlladimir Todoroviq, kandidai për kryetar të Komunës Qendër nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja

Vlladimir Todoroviq, kandidai për kryetar të Komunës Qendër nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja

Ka reaguar kandidati për kryetar të Komunës Qendër nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, Vlladimir Todoroviq, ndaj deklaratës së kandidatit të opozitës Andrej Zhernovski se qytetarët kanë vendosur që ai të jetë kryetari i kësaj komune.

“Vetë fakti se Andrej Zhernovski ka vendosur të gënjejë për punë që lehtë mund të verifikohen dhe që janë në dispozicion të opinionit dhe të mediumeve, flet për frikën e tij se do t’i humbë zgjedhjet. Ekziston Komisioni komunal zgjedhor dhe Komisioni shtetëror zgjedhor i udhëhequr nga Boris Kondarkoja, i cili është nga opozita”, u përgjigj Vlladimir Todoroviq. /Portalb

Exit mobile version