Site icon PORTALB

Certifikatat e falsifikuara, dokumentacioni i konfiskuar do t’i dorëzohet Prokurorisë së Gjevgjelisë

MPB, Ministria e Punëve të Brendshme, policia

MPB

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se zyrtarë të policisë nga Departamenti për Polici Kriminale dhe Policia e Strumicës dhe Gjevgjelisë gjatë ditës së djeshme, me urdhër gjykate, kanë kryer bastisje në tri lokacione për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprave penale, lidhur me pohimet për falsifikimin e covid-certifikatave në kazino në Dojran, transmeton Portalb.mk.

“Janë kryer bastisje tek tre persona juridik, ku është marrë dokumentacioni zyrtar mjekësor që ka të bëjë me testimin për Covid-19, kryesisht për persona të huaj, libri ditor elektronik për certifikatat e dhëna për periudhën nga 19 Dhjetori deri në ditën e bastisjes si dhe biseda zyrtare me dy persona. Gjatë bastisjes është bërë kontrolli dhe ekspertiza e evidentimit kompjuterik të listave të shtetasve grek që janë paraqitur për testim, si dhe hapësirat e punktit të “improvizuar” në një kazino në Dojranin e Vjetër. Sipas urdhrit të Prokurorit Publik dokumentacioni i konfiskuar do t`i dorëzohet Prokurorisë së Gjevgjelisë, kurse MPB-ja do t`i ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version