Site icon PORTALB

RMV, Agjencia për Rini dhe Sport shpalli konkurs pune për dy maqedonas dhe një shqiptar

DAP, DHP, administrate, sportel, qytetar, administrata publike shteterore

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Agjencia për Rini dhe Sport ka hapur Konkurs për të pranuar tre të punësuar të rinj, dy prej të cilëve duhet të jenë maqedonas dhe një shqiptar, transmeton Portalb.mk.

Kandidatët duhet të jenë të diplomuar, disa vjet përvojë pune, të jenë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të njohin gjuhën maqedonase, të jenë të moshës madhorë, dhe të njohin një nga gjuhët e huaja (angleze, gjermane ose franceze) dhe të mos jenë të dënuar me ndalesën për kryerjen e profesionit.

Në pozitën Këshilltari për kontabilitet dhe punë financiare dhe buxhetore, njësia për planifikim buxhetor, kontabilitet dhe pagesa është një nga pozitat, planifikohet rroga neto 26 277 denarë. Në pozitën e udhëheqësit të njësisë për revizion të brendshëm, ku planifikohet të pranohet një shqiptar, rroga neto do të jetë 29 714 denarë. Maqedonasi tjetër pritet të pranohet në pozitën e udhëheqësit të sektorit për investime kapitale dhe objekte për sport, ku rroga do të jetë 37 646 denarë.

Afati i aplikimit zgjatë 15 ditë, duke llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes. Pas mbarimit të afatit për aplikim, shpallja do të jetë e larguar nga faqja e internetit e Agjencisë”, njoftojnë nga Agjencia në njoftimin e 31 dhjetorit.

Exit mobile version