Site icon PORTALB

Guvernatorja e Maqedonisë së Veriut sqaroi që po përgatitet propozim-ligji për Avokat të Popullit për financa

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet

Guvernatorja e Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut, Anita Angellovska – Bezhoska, ka sqaruar që po përgatitet propozim-ligji për Avokat të Popullit për financat që do të shqyrtojë ankesat e qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

“Po përgatitet Propozim-ligji për Avokat i Popullit për financa, i cili do të veprojë pas ankesave të qytetarëve dhe do të mbrojë të drejtat e tyre”, deklaroi guvernatorja, duke sqaruar që përmes këtij ligji do të krijohet institucioni i Ombuspersonit financiar.

Banka Popullore së bashku me disa institucione financiare në lidhje me mbrojtjen e qytetarëve nga problemet financiare, ka përgatitur Strategjinë për edukim financiar dhe gjithëpërfshirje financiare. Përmes së cilës planifikohet informim i qytetarëve për shërbimet financiare, përgjegjësitë dhe privilegjet e tyre financiare dhe përmirësimi i sistemit pagesor.

Exit mobile version