Sipas një studimi të ri, shkencëtarët besojnë se kafshët më të mëdha në botë kanë jetuar në det. Në fakt, një zbulim i ri i ka shtyrë ata të besojnë se kafsha më e madhe ishte një grabitqar i periudhës gjeologjike Triasike që jetonte në det, shkruan BGR, transmeton Portalb.
Bazuar në zbulimin e ri, studiuesit besojnë se një fosil 244 milionë-vjeçar i ngjan një delfini. Kafsha në fjalë, një grabitqar, ekzistonte maksimumi 8 milionë vjet pas zvarranikëve të parë. Për shkak të madhësisë së tij në krahasim me zvarranikët e tjerë, shkencëtarët besojnë se evolucioni i tij u përshpejtua në një farë mënyre.
Studimi i ri, i cili u botua në Science më 24 dhjetor, fokusohet shumë në zbulimin e fosilit. Bazuar në zbulimin, shkencëtarët besojnë se zvarranikët që ata gjetën, kishin një kafkë dy metra të gjatë. Ata gjithashtu besojnë se ishte një specie krejtësisht e re e zvarranikëve.
Zbulimet që ata kanë gjetur i kanë shtyrë shkencëtarët të besojnë se ky grabitqar i periudhës Triasike evoluoi shumë më herët se balenat, të cilat shkencëtarët aktualisht i konsiderojnë si kafshët më të mëdha në Tokë.
Ka ende shumë që ne nuk dimë për evolucionin e kafshëve detare. Shkencëtarët mund të jenë në gjendje të mësojnë më shumë nga zbulimi i këtij zvarranikut të ri.