Site icon PORTALB

RMV, 246 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, 3 persona kanë ndërruar jetë

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Portalb.mk/ Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 246 raste të reja me COVID-19, 547 janë shëruar, ndërkaq 3 kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 225.730, të shëruarve 212.927, të vdekurve 7.975, ndërkaq për momentin ka 4.828 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona, 2 nga Shkupi (63 dhe 86v) dhe 1 nga Strumica (53v)”, informojnë nga MSH.

Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar edhe 3 persona të vdekur, gjegjësisht nga 1 nga Shkupi (86b), Tetova (78v) dhe Kërçova (68v).

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/
Exit mobile version