Site icon PORTALB

Deri më 28 shkurt do të mund të garojnë nxënësit e Maqedonisë së Veriut me idetë e tyre

Laptop, punë nga distanca, Foto: Alizée Baudez/Unsplash

Konkursi “Imagjino” do të jetë i hapur deri më 28 shkurt për të rinjtë që duan të garojnë me idetë e tyre, ku fituesit do të kenë mundësi të vizitojnë selinë e OKB-së në Nju Jork, transmeton Portalb.mk.

Ndryshe, pjesë e kësaj gare deri më 15 dhjetor ishte mundësia për të kandiduar me dizajnin më të mirë të llogos, ku shpërblimi ka qenë një mijë euro.

Udhëzimet për të aplikuar në këtë konkurs mund të gjenden KËTU. Ky është edicioni i dytë, në kuadër të Agjendës së Kombeve të Bashkuara për zhvillim të qëndrueshëm 2030.

 

Exit mobile version