Të gjithë e përdorim termin “Fundi i Botës” në një mënyrë qesharake, por nëse ndodh vërtet, mund t’i mbijetoni këtij fenomeni?
Për të nisur një episod të ri në kanalin e njohur National Geographic titulluar Doomsday Preppers, rrjeti televiziv ka publikuar një grafik të mahnitshëm të dhënash se çfarë ju duhet për të mbajtur frymën gjallë.
Si fillim një personi i duhen 5,302 shishe ujë për një vit. Pastaj është problemi i ushqimit. Rreth 55% e amerikanëve kanë më pak se tre ditë furnizime me ushqime në shtëpitë e tyre. Për të mbijetuar një vit, secilit individ i duhen 182 kg drithëra, 9 kg mish dhe 40 kg fruta dhe perime.
Shikoni listën e plotë më poshtë.