Site icon PORTALB

RMV, 14 persona me COVID-19 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, 396 raste të reja

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në RMV janë regjistruar 396 raste të reja me COVID-19, 207 të tjerë janë shëruar, ndërkaq 14 kanë ndërruar jetë. Nga fillimi i pandemisë në RMV janë regjistruar 224.134 të infektuar, 211.228 janë shëruar, 7.935 kanë ndërruar jetë, ndërkaq për momentin ka 4.971 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 14 persona: 5 nga Shkupi në moshë 68, 72, 74 dhe 94v, 2 nga Prilepi në moshë 53 dhe 64v dhe nga një nga Ohri 87v, Kumanova 81v, Sveti Nikole 71v, Manastir 51v, Veles 83v, Strumicë 61v dhe Berovë 78v”, informojnë nga MSH.

Sipas regjistrit të të vdekurve me diagnozë COVID-19 nga “Termini im”, janë paraqitur edhe 4 të vdekur me datë të vdekjes 17.12. deri 25.12.2021. Edhe atë, 2 nga Pehçeva dhe nga 1 nga Shkupi dhe Shtipi në moshë prej 71 deri në 87v.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version