Site icon PORTALB

Tetovë dhe Gostivar, për 4 orë policia i ka gjobitur 14 shoferë me nga 250 euro pasi nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve

MPB, Ministria e Punëve të Brendshme, policia

Foto arkiv nga MPB

Sot në periudhën prej 09 deri në 13, zyrtarët policorë të SPB Tetovë, në zonën e Tetovës dhe Gostivarit kanë kryer aksion kontrolli për sanksionimin e vozitësve të cilët nuk u japin përparësi këmbësorëve, njofton Portalb.mk.

“Gjatë kontrollit janë ndërmarrë 14 masa (Tetovë 10 dhe Gostivar 4) kundër vozitësve të cilët nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve. Të njëjtët do të përballen me gjoba në para, të cilat për këtë shkelje janë 250 euro në kundërvlerë të denarit, por edhe me marrje të përkohshme të patent shoferit prej 3 muaj deri në 1 vit. Gjatë kontrollin janë saknskionuar edhe 25 shkelje tjera (19 në Tetovë dhe 6 në Gostivar)”, informojnë nga SPB Tetovë.

Exit mobile version