Site icon PORTALB

RMV, 409 raste të reja me COVID-19 dhe 9 të vdekur në 24 orët e fundit

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në RMV janë regjistruar 409 raste të reja me COVID-19,  289 janë shëruar, ndërkaq 9 të tjerë kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 223.799, të shëruarve 211.021, të vdekurve 7.917, ndërkaq momentalisht ka 4.801 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 persona të vdekur. 6 nga Shkupi (62v, 65v, 73v, 74v dhe 90v), nga një nga Manastiri (52v), Kavadari (39v) dhe Prilepi (63v)”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në pajtueshmëri me Regjistrim e të vdekurve me diagnozë COVID-19 nga “Termini im”, është paraqitur edhe një i vdekur me datë të vdekjes 20.12.2021. Bëhet fjalë për një 80-vjeçar nga Ohri.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version