Site icon PORTALB

RMV, deri të premten studentët mund të aplikojnë për të marrë mbështetje financiare për ushqim

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet

Studentët e Maqedonisë së Veriut deri më 31 dhjetor do të mund të aplikojnë për të fituar mbështetje financiare për të blerë ushqim, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Arsimit dhe e Shkencës rikujton se nga nesër deri më 31 dhjetor mund të aplikohet sërish për ushtrimin e të drejtës së racionit studentor të subvencionuar. Mund të aplikojnë të gjithë studentët që plotësojnë kushtet”, deklarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke sqaruar që brenda 9 muajve do të marrin nga 2400 denarë në muaj.

Aplikimi për të shfrytëzuar këtë të drejtë mund të bëhet edhe online përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ duke i bashkangjitur dy dokumentet e nevojshme nga Konkursi.

“Të drejtën e kësaj ndihmë financiare kanë të gjithë studentët e rregullt të regjistruar në studimet universitare në institucionet e arsimit të lartë shtetëror dhe privat, të cilët janë shtetas të RMV dhe të cilët nuk janë në punë të rregullt, nuk janë të regjistruar si fermerë individualë dhe nuk kanë të ardhura mujore në asnjë bazë më të  madhe se paga minimale”, deklarojnë nga Ministria

Exit mobile version