Site icon PORTALB

RMV, 5 të vdekur dhe 280 raste të reja me Covid-19

Covid Ambulanta në Shkup, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Covid Ambulanta në Shkup, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 280 raste të reja me Covid-19, nga 3,929 testime të kryera, transmeton Portalb.mk

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 5 persona të vdekur: një nga Shkupi (61), Strumica (75), Kumanova (79), Ohri (71) dhe Krusheva (45). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.
Sipas Regjistrit të vdekjeve nga Moj Termin, raportohet se vdiqën edhe 5 persona, të cilët kanë vdekur në periudhën 17.11-22.12.2021.

Rastet e reja të infektimit me Covid-19 në 24 orët e fundit:

156 persona të shëruar u regjistruan nga:

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 në vend:

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.574.100 teste për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 223.211, numri i të shëruarve është 210.475, numri i të vdekurve është 7.904 dhe numri i rasteve aktive është 4.832.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version