Site icon PORTALB

Del një tjetër listë me targat e makinave të shqiptarëve

Tirana, foto nga Anadolu Agency

Një tjetër listë me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë është në qarkullim, raporton EN. Pas listës së pagërrjedhjes së janarit dhe asaj të prillit, targat e makinave të qytetarëve shqiptarë janë publikuar.

Të mërkurën u bë publike lista e parë e pagave, ku shfaqeshin pagat e punonjësve shqiptarë për muajin janar 2021. Dje u publikua një listë e dytë pagash, e muajit prill 2021. Sot dolën hapur dhe targat e makinave.

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje që Prokuroria të nisë hetimet dhe përjashtoi mundësinë e një sulmi kibernetik.

Skandali i daljes së të dhënave personale të pagave vjen pak muaj pas rrjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, në të ashtuquajturin skandali i patronazhistëve.

Exit mobile version