Site icon PORTALB

Gjendja me Covid – 19 në RMV, gjashtë pacientë ndërruan jetë dhe mbi 300 raste të reja

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 333 raste të reja me korona virus nga 3.511 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit gjashtë pacientë me korona virus kanë ndërruar jetë, ndërsa 311 të tjerë janë shëruar, transmeton Portalb.mk.

Gjithashtu, sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid – 19 nga Termini im, janë regjistruar edhe pesë persona që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 22.11-20.12.2021.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid – 19 në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 222.666, numri i pacientëve të shëruar në 209.602, i të vdekurve në 7.879, dhe momentalisht ka 5.185 raste aktive.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.565.599 testime për Covid – 19.

Exit mobile version