Site icon PORTALB

Tetova nuk do të stoliset për Vitin e Ri, arsyeja është borxhi i Komunës

Tetova

Tetova

Tetova këtë vit nuk do të stoliset për Vitin e Ri. Kjo sipas kryetarit të komunës, Bilall Kasamit nuk do të bëhet për shkak se komuna ka borxh të madh dhe nuk ka para për të shpenzuar për këtë qëllim. Nga ana tjetër, shitësit ambulant shesin mjete piroteknike të cilat janë të ndaluara me ligj, për këtë Policia ka shqiptuar disa dënime ditëve të fundit, shkruan Portalb.mk.

Edhe një javë na ndajnë nga Viti i Ri, por Tetova këtë vit nuk do të stoliset me pamje festive. I pyetur për këtë pjesë, i pari i Tetovës u përgjigj kështu:

“Po të kishte para, po. Por për momentin nuk kemi para.” tha Kasami.

Nga ana tjetër, tradita në rajonin e Tetovës dhe jo vetëm gjatë festave të fundvitit është ndezja e mjeteve piroteknike, të cilat janë të ndaluara me ligj.

Por, kjo nuk i ka ndaluar disa shitës që të zhvillojnë këtë veprimtari. Sektori për Punë të Brendshme Tetovë gjatë javës së fundit ka kapur disa shitës të cilët shisnin mjete të tilla, madje në sasi të mëdha, ndaj të njëjtëve janë shtruar parashteresat adekuate, madje për këta raste ka edhe të arrestuar.

Fishekzjarre

Ndryshe, ata që pa autorizim qëllojnë me armë zjarri, përdorin mjete piroteknike ose lëndë të ngjashme shpërthyese ose djegëse, ose në mënyrë të ngjashme prishin qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve, do të gjobiten gjobë në shumë prej 200 deri në 500 euro në kundërvlerë denari.

Sipas Kodit Penal, neni 396 parashikon prodhimin, mbajtjen dhe tregtimin pa leje të armëve ose materieve shpërthyese:

Exit mobile version