Site icon PORTALB

Pas paralajmërimit për ndaljen e rrymës nga EVN, “Rrugët dhe rrugicat” kërkojnë ndihmë nga Policia

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, karantinë, karantina

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ndërmarrja Publike “Rrugët dhe rrugicat” kërkoi nga Ministria e Punëve të Brendshme të organizojë komunikacionin nëpër disa pjesë të Qytetit të Shkupit, pasi ka mundësi që mos të funksionojnë semaforët për shkak mungesës së energjisë elektrike, transmeton Portalb.mk.

“Pas njoftimeve nga EVN se një pjesë e semaforëve në qendrën e qytetit nuk do të punojnë nesër nga ora 9 deri në ora 15:30, i ftojmë autoritetet përgjegjëse për rregullimin e komunikacionit, MPB-në, që mos të lejojnë që të krijohen kolona të gjata nëpër qytet gjatë kësaj periudhe të ditës”, alarmojnë nga NP “Rrugët dhe rrugicat”.

Pritet që nesër të mos funksionojnë semaforët te “Vero Jumbo”, “13 Nëntori”, Fakulteti Juridik dhe rruga “Mirçe Acev”, pjesa te parkingu i HolidayInn.

Exit mobile version