Site icon PORTALB

Një listë e dytë pagash në qarkullim, publikë edhe numrat e telefonit

Tirana, foto nga Anadolu Agency

Euronews Albania disponon një tjetër listë pagash për punonjësit shqiptarë, atë të muajit prill 2021. Krahas të dhënave të pagës, në këtë listë janë edhe numrat e telefonit për secilin punonjës. Ndërkohë kjo listë po shpërndahet masivish nëpërmjet WhatsApp.

Të mërkurën u bë publike lista e parë, ku shfaqeshin pagat e punonjësve shqiptarë. Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për këtë çështje.

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje Prokuroria të nisë hetimet dhe përjashtoi mundësinë e një sulmi kibernetik.

Skandali i daljes së të dhënave personale të pagave vjen pak muaj pas rrjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, në të ashtuquajturin skandali i patronazhistëve.

Exit mobile version