Site icon PORTALB

Gjendja me Covid – 19 në RMV, shtatë viktima dhe mbi 200 raste të reja

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 269 raste të reja me korona virus nga 3.449 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit shtatë pacientë me korona virus kanë ndërruar jetë, ndërsa 353 të tjerë janë shëruar, transmeton Portalb.mk.

Gjithashtu, sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid – 19 nga Termini im, janë regjistruar edhe tetë persona që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 29.11-19.12.2021.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid – 19 në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 222.333, numri i pacientëve të shëruar në 209.291, i të vdekurve në 7.868, dhe momentalisht ka 5.174 raste aktive.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet e reja:

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.562.088 testime për Covid – 19.

Exit mobile version