Site icon PORTALB

Gjendja me Covid – 19 në RMV, tetë viktima dhe mbi 300 raste të reja

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 320 raste të reja me korona virus nga 3.366 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit tetë pacientë me korona virus kanë ndërruar jetë, ndërsa 214 të tjerë janë shëruar, transmeton Portalb.mk.

Gjithashtu, sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid – 19 nga Termini im, janë regjistruar edhe shtatë persona që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 14-19.12.2021

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid – 19 në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 222.064, numri i pacientëve të shëruar në 208.938, i të vdekurve në 7.853, dhe momentalisht ka 5.273 raste aktive.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.558.639 testime për Covid – 19.

Exit mobile version