Site icon PORTALB

Pas shpërthimit të një veture u dogjën barakat e NP “Rrugë dhe rrugica” (Galeri)

Zjarr në barakat e NP "Rrugë dhe rrugica", foto: Meta.mk

Zjarr në barakat e NP "Rrugë dhe rrugica", foto: Meta.mk

Mbrëmë rreth orës 01:15 janë djegur barakat e NP “Rrugë dhe rrugica”, prapa qendrës tregtare Bunjakovec në qendër të Shkupit. Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, zjarri ka nisur nga një makinë e parkuar ngjitur me barakat, e cila ka shpërthyer dhe zjarri është përhapur në objektin e “Rrugë dhe rrugica”. Në mënyrë shtesë, para veturës së djegur ka qenë e parkuar vetura e ish-prokurorit të PSP-së, Gavril Bubevski, e cila është përfshirë pjesërisht nga zjarri, raporton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit dhe për momentin po bëjnë shuarjen e zjarrit, ndërsa nga barakt e dikurshme të NP “Rrugë dhe rrugica” po del tym. Hapësira përreth barakës së NP “Rrugë dhe rrugica” është e mbyllur për qasje. Policia ndodhet në vendngjarje, duke biseduar me dëshmitarët okularë të zjarrit.

Zjarr në barakat e NP "Rrugë dhe rrugica", foto: Meta.mk
Exit mobile version