Site icon PORTALB

Tetovë, ekspozitë nga të rinjtë kundër gjuhës së urrejtjes

Ekspozitë, foto: Institutit Alternativa Liberale-Tetovë

Ekspozitë, foto: Institutit Alternativa Liberale-Tetovë

Mbrëmë në Galerinë e Arteve Parimor në Tetovë, u mbajt ekspozita e pikturave të punuara nga studentët e Fakultetit të Artit në Universitetin e Tetovës me temën “Nga kaosi në art”. Këto vepra arti kishin për qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë për bullizmin, gjuhën e urrejtjes dhe abuzimin në familje, transmeton Portalb.mk.

Ekspozita ishte aktiviteti i i fundit i projektit “Të rinjtë luftojnë gjuhën e urrejtjes”, nga Institutit Alternativa Liberale-Tetovë. Projekti zgjati 9 muaj u mbështet nga Ambasada e Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Këta vepra të artit bën bashkë artistë të rinj, të cilët përmes storjeve të ndryshme të bullizmit, gjuhës së urrejtjes dhe abuzimit në familje të mbledhura nga Instituti Alternativa Liberale u shndërruan në art me qëllim të rrisin ndërgjegjësimin për këtë dukuri që shoqëria në RMV ndeshet me të madhe.

Ekspozitë, foto: Institutit Alternativa Liberale-Tetovë
Exit mobile version