Site icon PORTALB

Maqedonia e Veriut shënoi tetë viktima nga korona virusi

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 335 raste të reja me korona virus nga 3.543 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit tetë pacientë me korona virus kanë ndërruar jetë, ndërsa 515 të tjerë janë shëruar, transmeton Portalb.mk.

Gjithashtu, sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid – 19 nga Termini im, janë regjistruar edhe pesë persona që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 26.11 – 16.12.2021.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid – 19 në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 221.744, numri i pacientëve të shëruar në 208.724, i të vdekurve në 7.838, dhe momentalisht ka 5.182 raste aktive.

Rastet e reja:

Pacientë të shëruar:

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.555.273 testime për Covid – 19.

Exit mobile version