Site icon PORTALB

Maqedonia e Veriut shënoi gjashtë viktima nga korona virusi

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 127 raste të reja me korona virus nga 1.766 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit  gjashtë pacientë me korona virus kanë ndërruar jetë, ndërsa 261 të tjerë janë shëruar, transmeton Portalb.mk.

Gjithashtu, sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid – 19 nga Termini im, janë paraqitur edhe katër persona që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 22.11 – 18.12.2021.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid – 19 në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 221.411, numri i pacientëve të shëruar në 208.209, i të vdekurve në 7.825, dhe momentalisht ka 5.377 raste aktive.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.551.730 testime për korona virus.

Exit mobile version