Site icon PORTALB

Kënga për aksione klimatike e “Dajte muzika” zuri vendin e nëntë në Eurovizionin për fëmijë

Foto: Dajte muzika, Facebook

Foto: Dajte muzika, Facebook

Kristina, Anastasia, Miha dhe Filipi nga emisioni “Dajte muzika” dje fituan vendin e 9-të në Eurovizionin për fëmijë që u mbajt në Paris.

Performanca e shkëlqyer e përfaqësuesve maqedonas, por edhe mesazhi i fortë që dërgoi kënga “Green Forces” e cila bën thirrje për aksion klimatik nga ana e më të rinjve, kontriboi që Maqedonia të fitojë 114 pikë në versionin për fëmijë të Eurovizionit.

Përndryshe, autorë të këngës janë Robert Bilbilov, i cili realizoi muzikën dhe Robin Zimbakov, i cili shkroi tekstin për “Green Forces”.

Në përzgjedhjen e nëntëmbëdhjetë për këngën më të mirë në Eurovizionin për fëmijë, morën pjesë përfaqësues të 19 shteteve, kurse Maqedonia këtë vit mori pjesë pasi vitin e kaluar bëri pushim nga pjesëmarrja në Eurovizionin për fëmijë.

Exit mobile version