Site icon PORTALB

RMV, 301 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, 7 persona humbën jetën

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 301 raste të reja me COVID-19, 192 janë shëruar ndërkaq 7 të tjerë kanë ndërruar jetë. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 221.095 raste pozitive, 207.755 janë shëruar, 7.801 kanë ndërruar jetë, ndërkaq momentalisht ka  5.539 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 persona të vdekur nga COVID-19: dy nga Manastiri (79 dhe 90 v.) dhe nga një person nga Shkupi (73), Shtipi (35), Ohri (90), Kriva Pallanka (91) dhe Dell@eva (64). Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në spital,” informojnë nga MSH.

Të infektuarit në 24 orët e fundit:

Të shëruarit në 24 orët e fundit:

Numri i përgjithshëm i të infektuarve:

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version