Site icon PORTALB

Arsovska: Për dy vite do të kemi transport publik plotësisht falas

Foto: Shtabi zgjedhor i Danella Arsovska

Foto: Shtabi zgjedhor i Danella Arsovska

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sot në brifing me gazetarët tha se për dy vite do të implementohet transporti publik plotësisht falas, transmeton Portalb.mk.

Sipas saj, kjo do të bëhet pasi të eliminohen borxhet e NTP-së, e cila është në humbje të madhe.

Arsovska iu referua edhe borxhit të Qytetit të Shkupit.

“Borxhi i përgjithshëm i Qytetit të Shkupit është mbi 50 milionë euro”, shtoi Arsovska.

Arsovska menjëherë pas marrjes së detyrës paralajmëroi se nuk do ta vazhdojë me projektin e metrosë Bas Rapid Transit (BRT) ose metrosë së autobusëve nga paraardhësi i saj Petre Shilegov, por se në vend të kësaj do të ketë trasport publik falas.

LEXO: Qyteti i Shkupit: Tenderi për ndërtimin e linjës së parë BRT është ndërprerë, nuk ka oferta nga kompanitë

Exit mobile version