Tetova ende larg arritjes së imunitetit kolektiv kundër COVID

dhënat për numrin e të vaksinuarve në Tetovë deri më tani tregojnë se ky qytet është larg arritjes së imunitetit kolektiv, i cili arrihet me vaksinimin e pjesës më të madh të popullatës. Infermierja kryesore në Tetovë pranë QShP-së, Drita Ziberi tha se procesi i vaksinimit rrjedh pa probleme dhe se deri tani, nuk është paraqitur asnjë rast me efekte anësore nga vaksinat, shkruan Portalb.mk.

Në krahasim me qytetet tjera të Maqedonisë së Veriut, komuna e Tetovës nuk qëndron keq sipas përqindjes të popullatës së vaksinuar kundër Kovid-19. Megjithatë, kjo përqindje nuk është e mjaftueshme për arritjen e imunitetit kolektiv.

Deri tani, në Tetovë kundër Kovid-19 janë vaksinuar gjithsej 33% e popullatës. Këto të dhëna janë sipas raportit të fundit të Institutit për Shëndet Publik në Maqedoninë e Veriut (periudha 06 – 12.12.2021).

Burimi: Instututi për Shëndet Publik
Burimi: Instututi për Shëndet Publik

Megjithatë, nga fillimi i pandemisë deri sot virusin korona e kanë kaluar gjithsej 11.374 tetovarë, prej të cilëve 532 kanlë humbur jetën nga ky virus kurse gjithsej 10.757 janë regjistruar si të shëruar.

Burimi: Instututi për Shëndet Publik
Burimi: Instututi për Shëndet Publik

Motra kryesorje, Drita Ziberi, për Portalb.mk tha se procesi i vaksinimit në Tetovë rrjedh pa probleme, edhe atë, tha se numri i personave që vaksinohen në bazë ditore nuk është ulur as ditëve të fundit.

“Procesi i vaksinimit në Tetovë vazhdon me të njëjtin tempo, edhe atë nga 300-350 persona në ditë vaksinohen, disa marrin dozën e parë, të tjerët të dytën apo të tretën” tha Drita Ziberi, infermierja kryesore, QShP.

Deri tani, sipas Ziberit asnjë pacient nuk është ankuar për ndonjë efekt anësorë nga vaksinat, ajo shtoi se në mesin e tetovarëve ka shumë që ende nuk janë të bindur se vaksinat janë shpëtim.

“Prej fillimit të procesit të vaksinimit në Tetovë nuk kemi pasur asnjë pacient i cili është ankuar për ndonjë efekt të mundshëm anësorë nga vaksinat. Megjithatë, jemi popull që nuk besojmë te vaksinat janë shpëtim” shtoi Drita Ziberi, infermiere.

Pse është imuniteti i tufës i rëndësishëm?

Imuniteti kolektiv ndodhë kur një pjesë e madhe e komunitetit (popullatës) bëhen imun ndaj sëmundjes, gjë që e ul edhe transmetueshmërinë e virusit. Me këtë, i gjithë komuniteti është i mbrojtur – jo vetëm ata që janë imun ndaj virusit.

Si arrihet imuniteti kolektiv?

Ekzistojnë dy forma kryesore se si mund të arrihet imuniteti kolekvit për Kovid-19, infektimi dhe vaksinat.

Infektimi natyral

Imuniteti kolektiv mund të arrihet kur një numër i konsiderueshëm i popullatës janë shëruar nga virusi dhe kanë zhvilluar antitrupa mbrojtës në rast të infektimit në të ardhmen.

Megjithatë, ky lloj i arritjes së imunitetit kolektiv me vete mbartë një sërë problemesh, të cilat rrezikojnë sidomos personat të cilët janë më të rrezikuar nga virusi.

Reinfektimi – nuk është ende e qartë se për sa kohë je i mbrojtur nga virusi korona nga momenti kur shërohesh. Sepse, edhe në qoftë se ke antitrupa, përsëri mund të infektoheni me Kovid-19.

Imuniteti kolektiv përmes vaksinave

Imuniteti kolektiv gjithashtu mund të arrihet në qoftë se një numër i konsiderueshëm i njerëzve janë vaksinuar kundër virusit dhe kështu kanë zhvilluar antitrupa mbrojtës në rast të infektimit në të ardhmen. Ndryshe nga metoda natyrale, vaksinat krijojnë imunitet pa pasur nevojë ta kaloni sëmundjen e cila mund të rezultojë në komplikime të mundshme. Në këtë metodë të imunitetit kolektiv, vaksinat në mënyrë të suksesshme kanë kontrolluar sëmundje ngjitëse në të kaluarën.

Imuniteti kolektiv e bën të mundshme mbrojtjen e popullatës nga sëmundje, përfshirë këtu edhe ata që nuk mund të vaksinohen, si të sapolindurit apo ata të cilët kanë arsye tjera shëndetësore për të mos e bërë këtë.

Ndryshe, transmetimi i infeksionit ndalet mes banorëve kur vaksinohet një përqindje e madhe. Për të kriuar imunitet kolektiv, është ideale të vaksinohen mbi 90%, por jo më pak se 50% e popullsisë. Nëse vaksinimi është më i ulët, atëherë virusi vazhdon të qarkullojë midis njerëzve dhe herë pas here shkakton pasoja të rënda tek individet e ndjeshëm ndaj tij.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button