Filipçe: Ndihma e shpejtë nuk do të privatizohet

Ndihma e shpejtë nuk do të privatizohet, u shpreh decid ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, pasi ndryshimet për ndihmën urgjente mjekësore ngecën në Kuvend, si pasojë e akuzave ndërpartiak mes pushtetit dhe opozitës, ndërsa situata është tensionuar në mënyrë shtesë pasi “E majta” ka dorëzuar 1200 amendamente për Ligjin për mbrojtje shëndetësore, me çka u pengua votimi i ligjit, shkruan DW, transmeton Portalb.mk.

Sipas Filipçes, në ligjin shkruan qartë se, ndihmën urgjente mjekësore mund ta kryejnë vetëm institutet publike shëndetësore. Me ndryshimet që propozohen, do të vendosen në kornizë ligjore edhe institutet private shëndetësore që ofrojnë shërbime të këtilla.

“Ka boshllëk në ligjin, me ndryshimet vetëm do të vendosen në kornizë ligjore ajo që ka ndodhur deri më tani. Nuk ka hapësirë për panikë. Ndihma urgjente mjekësore edhe më tej do të jetë nën kompetencë të shtetit dhe qytetarët nuk do të paguajnë”, tha Filipçe.

Përjashtim do të jenë qytetarët, të cilët me vullnetin e tyre i thirrin klinikat private për shërbim. Ata edhe deri më tani kanë paguar për ndihmë të shpejtë mjekësore nga klinikat private, ndërsa ajo është joligjore sipas ministrit. Përkrah institutit publik shëndetësor, ndihmën urgjente mjekësore dhe stomatologjike dhe vizitës shtëpiake e bëjnë edhe institutet private “Neuromedica”, “Klinika Zhan Mitrev”, ndërsa me transport fillon edhe “Nikob”.

Ligji për mbrojtje shëndetësore u bllokua në Kuvend, për shkak të 1200 amendamenteve të dorëzuara nga “E majta”.

“Një ligj kaq i rëndësishëm nuk duhet të kalojë pa debat publik nga profesionistët mjekësor. Deputetët e “Të majtës”, nën asnjë rrethanë nuk do të lejojnë privatizim të Ndihmës së Shpejtë”, është qëndrimi i partisë.

Nga VMRO – DPMNE akuzojnë se pushtet po tenton ta shtyjë ligjin përmes derës së vogël për shkak të kompanisë e cila pretendohet se është e afërt me kreun e pushtetit.

“Nëse një biznesmeni privat i paguhet të blejë veturë, të punësojë dhe paguajë mjekë, tatime dhe të ketë fitim, atëherë përse shteti nuk e bën të njëjtë dhe në vend të fitimin, paratë e së njëjtës do të përfundojnë për paga më të larta”, thonë nga partia opozitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button