Site icon PORTALB

RMV, 298 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, 6 persona humbën jetën

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 298 raste të reja me COVID-19, 335 janë shëruar ndërkaq 6 të tjerë kanë ndërruar jetë. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 220.357 raste pozitive, 207.238 janë shëruar, 7.778 kanë ndërruar jetë, ndërkaq momentalisht ka 5.451 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 persona të vdekur nga COVID-19: nga një nga Prilepi (60v), Velesi (68v), Shkupi (69v), Kratova (55v), Demir Hisari (57v) dhe Ohri 55v)”, informojnë nga MSH.

Ata shtojnë se sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini im”, janë paraqitur edhe 4 persona të vdekur në periudhën prej 09.12-12.12.2021. Të vdekurit janë nga 2 nga Manastiri dhe nga 1 nga Velesi dhe Koçani, të cilët kanë qenë në moshë prej 77 deri në 85-vjeç.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version