Site icon PORTALB

Në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 10 viktima dhe mbi 300 raste të reja me korona virus

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 353 raste të reja me korona virus nga 3.162 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit 10 pacientë me korona virus kanë ndërruar jetë, ndërsa 450 të tjerë janë shëruar, transmeton Portalb.mk.

Gjithashtu, në regjistrin e personave të vdekur me diagnose Covid – 19 nga termini im, janë  regjistruar katër persona të vdekur nga 19 nëntor deri më 07 dhjetor.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid – 19 në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 219.843, numri i pacientëve të shëruar në 206.661, i të vdekurve në 7.754, dhe momentalisht ka 5.428 raste aktive.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.507.103 testime për Covid – 19.

Exit mobile version