Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar paraditen e sotme në banesën e tij në Durrës, me urdhër të prokurorisë së posaçme, transmeton Koha.net.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, ndaj ish-ministrit është caktuar masa e arrestit me burg.
Ish-ministri akuzohet për “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion” në kohën kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit.
Lefter Koka fitoi mandatin e deputetit të Durrësit nën siglën e PS në zgjedhjet e fundit të 25 prillit, por pak muaj më vonë hoqi dorë nga mandati.
Ai ka mbajtur postin e ministrit të Mjedisit nga viti 2013-2017.