Site icon PORTALB

Zaev dhe Kovaçevski në takime me partnerët e koalicionit

Foto: Qeveria

Lideri i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski së bashku me kryeministrin aktual, Zoran Zaev sot do të mbajnë takime me përfaqësues të partnerëve të koalicionit që janë pjesë e shumicës parlamentare, transmeton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për takime konsultative për njohjen e mënyrës së bashkëpunimit të deritanishëm me partnerët e koalicionit, si dhe bashkëpunimit e ardhshëm me koalicionin”, konfirmuan nga LSDM.

Pritet që deri në fund të jave të përfundojë edhe pranim-dorëzimi zyrtar i funksionit të liderit në LSDM, pasi Kovaçevski të dielën në zgjedhje brendapartiake u zgjodh për lider të ri në vendin e Zaevit, i cili pas humbjes së zgjedhjeve lokale në tetor, paralajmëroi dorëheqje edhe nga pozita e liderit, por edhe nga ajo e kryeministrit.

Exit mobile version